|
|
Kush Jemi
Studio Legale Çerekja vepron në sektorin e të drejtës penale dhe të drejtës civile, duke i kushtuar vëmendje të veçantë të drejtës kontraktore, të drejtës tregtare dhe të drejtës familjare.
Studio-ja ofron asistencë juridike në të gjithë territorin kombëtar dhe për çfarëdolloj problemi juridik. Ofron asistencë dhe konsulencë juridike në lidhje me veprime të administrimit të përditshëm apo të jashtëzakonshëm ku përfshihen shoqëri tregtare shqiptare dhe të huaja.
Më konkretisht merremi me themelimin, administrimin, këshillimin, shkrirjet dhe bashkimet e shoqërive tregtare, si dhe shumë aspekte që kanë të bëjnë me aktivitetin e tyre të përditshëm, siç mund të jetë asistenca në hartimin e kontratave të ndryshme në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Klientët tanë, mund të mbështeten në seriozitetin dhe profesionalizmin e ekspertëve tanë, të cilët do ti asistojnë ata hap pas hapi. Në fakt, në Studion tonë tregojmë një kujdes të veçantë për klientin duke i ofruar atyre zgjidhje ligjore të një cilësie të lartë, zgjidhje që i ndihmojnë ata në arritjen e objektivave të tyre dhe këtë e bëjmë duke u bazuar në standardet më moderne të adoptuara nga vendet me legjislacion të përparuar.
Studio-ja disponon një arkiv elektronik, një sistem informatik kërkimi dhe një bibliotekë juridike të plotë dhe vazhdimisht të përditësuar të legjislacionit shqiptar.
Një risi e sjellë prej nesh, është Konsulenca OnLine, rreth të cilës mund të informoheni nën zërin “Pakti Ynë”.
Punojmë në gjuhë të ndryshme siç janë: shqipja, italishtja dhe anglishtja.
"Studio Legale Çerekja"
“Klienti Mbi Të Gjitha”
Condividi
©Copyright 2006-2012, Studio Legale Çerekja
|
|