Kush Jemi
Pakti Ynë
Punësimi
Na Kontaktoni
Gazeta OnLine
Lidhje Ndihmëse
Web Mail
e-mail me
Punësimi

Praktika dhe Punësimi Tek “Studio Legale Çerekja”

TË RRITESH PROFESIONALISHT DUKE PUNUAR TEK STUDIO LEGALE ÇEREKJA

“Studio Legale Çerekja” ndjen dhe njeh rëndësinë e veprimtarisë formuese të studentëve të sapo diplomuar të cilët kërkojnë të iniciojnë me profesionin e avokatit, e konsideruar kjo edhe në lidhje me kontributin që japin kolegët e rinj në aktivitetin e Studios.

Aktiviteti formues ndahet në:

STAZH
Periudha e zgjatjes së saj është maksimalisht prej gjashtë muaj. Stazhi është i destinuar për të sapo diplomuarit apo studentët e vitit të fundit të fakultetit të drejtësisë. Qëllimi i stazhit është që ti ofrojë praktikantit një eksperiencë e cila do ta integrojë atë në profesionin e avokatit, duke i hapur rrugën njohjes së karakteristikave të profesionit.

PRAKTIKË LIGJORE
E disiplinuar nga ligji “Për Avokatinë në Republikën e Shqipërisë” , praktika kërkon një kohëzgjatje prej dymbëdhjetë muajsh të detyrueshëm për të diplomuarit në fakultetin e drejtësisë me qëllim për të mbrojtur provimin e avokatisë, ky i fundit i nevojshëm për marrjen e titullit të avokatit.

Pranë “Studio Legale Çerekja” praktika është e ndarë në periudha semestrale dhe vjetore. Gjatë këtyre periudhave praktikantëve i caktohen detyra specifike për të kryer dhe objektiva konkrete për të arritur.

Praktikanti ushtron veprimtarinë e tij nën kujdesin e një avokati të Studios, i cili e ndjek dhe verifikon në mënyrë konstante progresin e aktivitetit të tij. Çdo cikël përfundon me verifikimin e punës së zhvilluar dhe me arritjen e objektivave përkatëse.


Për Të Dërguar Kurrikulumin Tuaj, Shkoni Tek "Kontakti" dhe Mbushni Fushat Bosh.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.



"Studio Legale Çerekja"
“Klienti Mbi Të Gjitha”











|Kush Jemi| |Pakti Ynë| |Punësimi| |Na Kontaktoni| |Gazeta OnLine| |Lidhje Ndihmëse| |Web Mail|